Osimhen nuk do të shkojë te Chelsea

Ylli i Napolit, Viktor Osimhen ende mund ta gjejë veten në Premier Ligë pavarësisht se thuhet se Çelsi i ka dhënë fund ndjekjes së nigerianit, ndërsa ata po mbyllin operacionin për transferimin e Samu Omorodionit. “Mail Sport” zbuloi se bisedimet mes Chelseat dhe Atletikos së Madridit po përparon ndaj Omorodionit, i cili do t’i kushtojë Bluve 30 milionë paund, pavarësisht se shënoi vetëm nëntë gola nga 35 paraqitje në La Liga në një periudhë huazimi me Alaveshin.

Marrëveshja për Omorodionin do të ishte e ndarë nga transferimi i Konor Gallagerit në anën tjetër, me mesfushorin që fluturon në kryeqytetin spanjoll për t’iu nënshtruar testeve mjekësore me Atletikon e Madridit përpara një transferimi prej 33.7 milionë paundësh. Chelsea ishte lidhur shumë me një lëvizje për Osimhenin në dritaret e fundit të merkatos, me një marrëveshje shkëmbimi që përfshinte Romelu Lukakun plus para. Megjithatë, skuadra e Serisë A refuzoi të bënte kompromise me klauzolën e lirimit prej 111 milionë paundësh të nigerianit. Me Chelsean që duket se po tërhiqet nga Osimhen, “Sky Italy” pretendon se Arsenali tani mund të vazhdojë përpara me një tentativë për të transferuar yllin e Napolit. “Topçinjtë”, së bashku me PSG-në dhe klubet në Arabinë Saudite, të gjithë kanë një interes për Osimhenin, i cili ka shënuar 76 gola në 133 paraqitje për Napolin.

sfidanti.al