Luis Figo legjendar ka zgjedhur përfaqësueset favorite për Kupën e Botës Rusi-2018 dhe, sipas tij, ato janë Spanja dhe Portugalia. Ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Realit të Madridit, këshilltari i ri i UEFA-s, duke komentuar kampionatin e ardhshëm botëror në Rusi, u tha gazetarëve:
“Spanja dhe Portugalia, natyrisht, që janë ekipe favorite jo vetëm në grupe, por edhe në të gjithë këtë konkurrim. Natyrisht, nuk duhet të harrohet se ka edhe ekipe të tjerë që mund të na befasojnë. Portugalisë i ka rënë që të luajë në një nga grupet më të fortë, por ajo ka një nga ekipet më të mirë dhe më të motivuar”, deklaroi Figo.
Sfidanti.al