Sandro Tonali dhe Niccolò Fagioli, midis 13 lojtarëve të përfshirë (gjithsej 22 persona) në hetimin e madh për bastet e paligjshme në futboll, mund të shmangin gjyqin e madh duke paguar një gjobë administrative prej afërsisht 250 eurosh.
Zyra e Prokurorit të Milanos ka mbyllur hetimin e saj: prokurorët nuk i kanë akuzuar lojtarët e përfshirë për asnjë manipulim ndeshjesh. Asnjëri prej tyre nuk shiti ndeshje që i përfshinin ata: shumica përfshinin baste në sporte të tjera ose poker online.
Midis lojtarëve, vetëm Tonali dhe Fagioli, të cilët tashmë kanë vuajtur dënime në sport, akuzohen gjithashtu në çështjen penale për reklamim të platformave të paligjshme të basteve ose pokerit.
20 të dyshuarit e tjerë, përfshirë Alessandro Florenzi, Nicolò Zaniolo, Mattia Perin, Weston McKennie, Angel Di Maria, Leandro Paredes, Raoul Bellanova, Samuele Ricci, Matteo Cancellieri, Cristian Buonaiuto, Héctor Junior Firpo dhe tenistin Matteo Gigante, akuzohen vetëm për pjesëmarrje në lojëra të paautorizuara të fatit. Ligji u lejon të dyshuarve të shmangin gjyqin, pasi këto janë kundërvajtje të dënueshme me deri në tre muaj burgim ose me një gjobë maksimale prej 500 eurosh.
sfidanti.al

