Nostalgji per Barcelonen, Dani Alvesh: Po me kerkuan, shkoj qe te nesermen

Dani Alvesh nuk e ka harruar Barcelonen. Ne nje interviste per median braziliane futbollisti i Paris Sen Zhermen ka pranuar se eshte gati te rikthehet te katalanasit nese do ta kerkojne.

‘Barcelona eshte shtepia ime-tha Dani Alvesh-do te kthehesha menjehere nese do te me kerkonin. Gjithsesi do te genjeja po te thosha se nuk u largova i lenduar. U largova i lenduar sepse punova shume per te krijuar historine time  te Barcelona dhe per te arritur rezultate te papritura. U largova me 23 tituj me 8 vjet dhe klubi nuk respektoi historine time’.

Dani Alvesh u largua nga Barcelona ne vitin 2016 per te kaluar te Juventusi me te cilin zhvilloi 33 ndeshje duke shenuar 5 gola. Veren e kaluar braziliani kaloi te Paris Sen Zhermen me te cilin ka luajtur 39 ndeshje me 5 gola te shenuar.

Sfidanti.al