Pak më herët botuam një shkrim për Lizën, gruan e Tomas Mylerit, që i prishi dëshirën Luis Van Galit për të sjellë gjermanin në “Old Traford”. Gjithsesi, Mançester Junajtidi duket se ka raporte problematike me më shumë sesa gruan e vetëm një ylli. Lajmet nga Spanja dhe nga Anglia janë që Verona, gruaja e Zinedin Zidanit, nuk është shumë dakord që burri i saj të bëhet trajner i “djajve të kuq”. Sipas lajmeve, vetë legjenda franceze po “ngrohet” nga ideja për të zëvendësuar Ole Gunar Solskjerin, por vetë e shoqja nuk ka aspak dëshirë që të jetojë në Mançester. Problem shpesh herë është moti anglez, ndërsa familja e Zidanit është mësuar të jetë në Francë dhe në Spanjë.
Sfidanti.al