Prag Tirana-Dinamo, a mund të ketë përmbysje në “Arenë” për kupën?!

Mund të cilësohet e treta e vërteta. Tirana e Dinamo i kanë luajtur dy ndeshje deri tani, ndërsa kjo e sotmja do të jetë vendimtare për kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Blutë zbresin në orën 19:45 në “Arenën Air Albania” duke pasur me vete epërsinë 2-0 të arritur në ndeshjen e parë, edhe pse nuk kanë asgjë të sigurt. Skuadra e trajnerit Bledi Shkëmbi u kthye me këmbë në tokë vetëm pak ditë pas asaj fitoreje, sepse u mundën 4-0 nga Tirana në Superligë në të njëjtin stadium. Dinamo pritet të luajë me skemën 3-5-2, por problemet nuk ndahen. Portieri Harizaj nuk është i gatshëm, ashtu si edhe Sidibe e Haxhiu. Ndeshjen besohet ta nisin në stol Gavazaj dhe Mihana.

Tirana është po ashtu në pozicion delikat. Suksesi 4-0 në kampionat i ka dhënë moral, por padyshim që do të jetë e vështirë të përmbyset një rezultat 0-2 në Kupë. Lajmi i mirë për trajnerin Orges Shehi është që i ka të gjithë lojtarët në dispozicion me përjashtim të sulmuesit Xhixha. i kualifikuari i sotëm do të ndeshet në çerekfinale me Partizanin.

Sfidanti.al