Një budallallëk i madh: Shkuan të shohin përfaqësueses 1000 km më larg

Një grup i vogël tifozësh zviceranë shkoi që të shihte përfaqësuesen e vet në kampionatin botëror të Rusisë, por bëri një budallallëk të madh. Në vend që të shkonin në Rostov mbi Don që të shihnin përfaqësuesen e tyre, ata shkuan në Rostov Veliki, duke mos e ditur se ku kishin shkuar.

Operatori përkatës u tha atyre se ata kishin shkuar në një qytet të gabuar, pra rreth 1000 km më larg se destinacioni. “Ju jeni në Rostov Veliki dhe jo në Rostov mbi Don, ku luan përfaqësueja e juaj, ju jeni 1000 km larg destinacionit tuaj”, u tha tifozëve zviceranë operatori rus.

Sfidanti.al.