Barcelona shpreson edhe pse punimet nuk po ecin me ritmet që pritej për të luajtur ndeshjen e parë të La Liga-s së sezonit të ardhshëm në “Kamp Nou”-n e rinovuar, me impiantin e ri që mendohej se do të kishte pasur edhe një sponsor të ri të fuqishëm. Por pasi u përfol për disa muaj për një shkëputje të kuqebluve nga “Nike” për te “Puma”, këta të fundit kanë parë që oferta e tyre jo vetëm të barazohej nga gjiganti i veshjeve sportive amerikane dhe madje me një seri bonusesh që do të përmbajë kontrata e re, e cila pritet të jetë e vlefshme për 10 vite, Barcelona do të mbushë me shifra të rëndësishme arkat e saj. Edhe pse akordi që ata kishin ishte i vlefshëm deri në 2026-ën, tani ai pritet të shtyhet deri në 2034- ën, por me një përfitim vjetor që do të kalojë nga 78 në të paktën 120 milionë euro të sigurta (105 milionë për skuadrën e parë dhe 15 milionë të tjera për skuadrat e moshave apo edhe të kampioneve të Europës së femrave. Në të njëjtën kohë, akordi i ri do të përfshijë një bonus prej 10-20 milionë eurosh për fitimin e Champions-it, 5-10 milionë për La Ligën, 5-8 milionë për Ligën e Europës apo edhe 2-5 milionë euro për suksesin në Kupën e Mbretit.
sfidanti.al