Fituesi I Topit të Artë 2019 do të jetë Lionel Messi. Janë të bindur për këtë gazetarët e të përditshmes ‘El Mundo Deportivo’ që është shumë pranë Barcelonës sipas së cilës do të jetë pikërisht kapiteni I klubit katalanas që do të ngrejë trofeun më të lakmuar individual për të shkuar në 6 Topa të Artë të fituar në karrierë e për të lënë pas rivalin e tij Kristiano Ronaldo
Kjo e përditshme është kategorike në atë që thotë në faqen e parë, ndërkohë që në faqet e brendshme thekson se ditën e hënë të dërguarit e France Football që dorëzon këtë trofe ishin në Barcelonë për intervistën dhe foton ritual me fituesit. Përfaqësuesit e Messit nuk e konfirmojnë dicka të tillë, theksohet ndër të tjerat te kjo e përdithme, por as nuk e përgënjeshtrojnë lajmin. El Mundo Deportivo shpjegon gjithashtu se duke qenë se kjo është java e Ligës së Kampioneve, shërbimi fotografik me fituesin duhet të jetë kryer ndërkohë që nuk ekzistojnë zëra që flasin për udhëtime të tjera të francezëve në drejtime të tjera si përshembull në Torino.
Lajmi për fitoren e mundshme të Topit të Artë nga Lionel Messi u përhap menjëherë në internet duke bërë që të shpërthejnë polemikat pasi ka nga ata që mendojnë se ka të tjerë kandidatë që e meritojnë më shumë fitoren e këtij trofeu, ndërsa persona të tjerë kujtojnë fjalët e mamasë së Kristiano Ronaldos, Dolores Aveiro e cila tha: ‘Mafiat e futbollit nuk duan që djali im të fitojnë Topin e Artë’.
Gjatë vitit 2019, Messi fitoi ‘FIFA The Best’ që solli edhe zemërimin e Ronaldos që e braktisi ceremoninë, që iu shtyua titullit në La Liga dhe Këpucës së Artë, por dështoi në Ligën e Kampioneve me Barcelonën dhe në Copa America me Argjentinën. Mes kandidatëve për të fituar Topin e Artë përvec Ronaldos që fitoi Serie A dhe Nations League janë edhe Van Dajk, kampion bote me Liverpulin e Alisson fitues I Ligës së Kampioneve dhe Copa America, pork y I fundit me shumë mundësi do të kënaqet me Topin e Artë për portierët që do të jepet për herë të parë këtë vit.
Sfidanti.al