Arsenal po përjeton një periudhë të errët në kampionatin anglez.Fillimi i sezonit është vërtet një katastrofë për skuadrën e drejtuar nga Arterta që i duhet të bëjë llogaritë me vendet e fundit të klasifikimit dhe me një krizë të shënimit të golit që nuk ishte parë kurrë. Është një moment kaq i cuditshëm saqë ka nga ata që mendojnë për një rënie të Arsenalit nëse do të vazhdohet në këtë mënyrë
Por duket se kjo ide për rënien e mundshme të Arsenalit në Championship duket se nuk ekziston vetëm te mediat dhe në mendjen e personaliteteve që janë jashtë klubit, por duket se ka hyrë edhe në mendjen e vetë drejtuesve të klubit. Sipas tabloidit britanik ‘Daily Mail’, te Arsenali është folur për ndryshime në skuadër në rast se Topcinjtë i thonë lamtumirën Premier Leagues.
Edhe pse nuk është dhënë ndonjë informacion zyrtar, Topcinjtë duket se po mendojnë për një reduktim të pagave të futbollistëve me 25% nëse Arsenali nuk do të mbijetojë në Premier League. Është kjo një lloj nxitjeje apo kërcënimi nga ana e klubit që kërkon ndryshime të menjëhershme të skuadrës. Një masë e tillë e mundshme e uljes së pagës së lojtarëve do të bënte që Arsenali të kursejë rreth 40 milionë Paund.
Sfidanti.a