Neymar Jr mund të luajë për disa minuta në ndeshjen e së dielës së Paris Saint Germainit dhe Lille ku në lojë është kryesimi i klasifikimit të Ligue 1. Sipas asaj që deklaroi Tuchel në konferencën për shtyp, riaftësimi i brazilianit po ecën mirë dhe dëmtimi në ndeshjen me Lyonin nuk ishte serioz
‘Neymar do t’iu nënshtrohet testeve të reja në 48 orët e ardhshme që do të përcaktojnë edhe shkallën e dëmtimit-tha Tuchel-Gjithsesi nuk mund të konfirmoj se mund të jetë i disponueshëm për ndeshjen me Lille, por kemi shpresa dhe besojmë se mund të ketë disa minuta në dispozicion’.
Pamjet e dëmtimit të Neymar në sfidën me Lyon ndezën sinjalet e alarmit te Paris Saint Germain pasi një frakturë në kavilje do të mund të kushtëzonte sezonin e PSG, por pas testeve të kryera të hënën rezultoi se nuk e kishte thyer kaviljen.
Sfidanti.al