Fenomenit Ronaldo i pëlqen: Unë, Messi e CR7 bashkë? Cfarë makthi për mbrojtësit

Balon D’Or Dream Team i përpiluar nga Francë Football ngjalli diskutime për një formacion sa spektakolare aq edhe të cbalancuar, por ka entuziazmuar një prej protagonistëve të kësaj 11-shje; Fenomenin Ronaldo, I cili ishte përfshirë në qendër të sulmit në Skuadrën e Ëndrrave bashkë me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

‘Cfarë skuadre-tha Ronaldo për revistën e njohur franceze-imagjinoni dot sikur të kishim luajtur ne të tre së bashku? Mbrojtësit do të ishin të dëshpëruar, por publiku do të ishte cmendur. Kam pasur rastin të përballem me secilin prej tyre në fushën e lojës  dhe duhet të them se kanë bërë historinë e futbollit. E kanë merituar të jenë në këtë Dream Team’.

Sfidanti.al