Në Spanjë kërkojnë portierin De Gea

David de Gea i dha fund aventurës së tij te Manchester United verën e kaluar pas 12 sezoneve dhe 545 paraqitjeve për Djajtë e Kuq. Që nga ai moment, spanjolli është pa skuadër pasi preferoi të qëndronte i lirë, duke vazhduar të stërvitet individualisht. Megjithatë, kërkesat për nuk mungojnë, teksa së fundmi vijnë të reja të rëndësishme. Sipas asaj që raportohet nga Estadio Deportivo, portieri është në radarin e Betis Sevilla. Claudio Bravo do të thotë lamtumirë në fund të sezonit dhe mund të largohet edhe Rui Silva, çka shtyn drejtuesit të kërkojnë një “gardian” të ri. Alternativa e De Geas është Inaki Pena, i lënë në hije te Barcelona nga Ter Stegen.

sfidanti.al