Disfata në gjysmëfinalen e kupës nuk ishte aspak gjë e mirë, por gjithsesi skuadra nuk u hodh poshtë. Jehona mediatike ishte me emocione të përziera pas humbjes së Realit ndaj Barcelonës në “Santiago Bernabeu”. “Marka” e Madridit shkruan: “Barcelona shënon një gol prej ari. Azulgranët marrin avantazhin në gjysmëifnalen e Kupës. Pak zotërim topi nga Barça, 0 gjuajtje nga Reali!” Ja edhe “AS”, e përditshmja tjetër e kryeqytetit: Shumë histori, por pak histori! Një Barçë prej katenaçoje fiton duelin e parë të kupës me autogol!”
Në Katalonjë janë euforikë dhe “El Mundo Deportivo” harron stilin e lojës për të deklaruar se Barça është e pathyeshme dhe se katalanasit e pushtuan sërish “Bernabeun”! Për të përditshmen tjetër katalanase “Sport”, titulli është: Arritje e madhe në “Bernabeu”. Pavarësisht mungesave të rëndësishme, Barça arriti një fitore që e afron me finalen!”
“Ishte një ndeshje e mirë nga ana jonëm, – thotë Ançeloti, – Mund të them se luajtëm mirë futboll, patëm zotërim të topit, ishim në kontroll të ndeshjes dhe bëmë presion të madh. Ishte problem të gjenim hapësira për të gjuajtur sepse linjat në mbrojtje të kundërshtarit ishin shumë të mbyllura. Barcelona u mbrojt mjaft mirë. Nuk mund t’i qortoj lojtarët e mi. Pres që të përsërisim të njëjtën ndeshje në “Kamp Nou”.
Sfidanti.al