Në vend që të hidhnin, si zakonisht, monedhën metalike kokë a pilë që të përcaktonin se cilit ekip i takon të parit të zgjedhë topin dhe portën para fillimit të ndeshjes, kapitenët e ekipeve në Bullgari gjatë fundjavës së kaluar thyen vezët e Pashkës, pra kush e kishte vezën më të fortë, atij i takonte e drejta e zgjedhjes së parë!
Federata bullgare e futbollit e pranoi këtë risi kreative dhe interesante me rastin e festës së madhe fetare të të krishterëve të Pashkës.
Në vend që të hidhnin paren metalike, kapitenëve të ekipeve iu dha nga një vezë e zier me ngjyrën e bluzës së ekipit të vet, ata i përplasen dhe i thyen vezët në qendër të fushës në sy të gjyqtarëve. Veza më e fortë, pra ajo e pathyera përcaktonte se kush kishte të drejtën të zgjidhte portën ose topin.
Sfidanti.al