Nuk është kundërshtari më i fortë i mundshëm, por nuk ka vend për nënvlerësim. Gjermania po përgatitet intesivisht për ndeshjen ndaj Danimarkës në Europian, takim ky që do të luhet me 29 qershor. Situata në grup është mjaft pozitive, me trajnerin Nagelsmann që duket se ka zgjidhur shumicën e dilemeve. Në sulm do të jetë Fullkrug, i cili ka realizuar gol ndaj Zvicrës dhe ndaj Skocisë. Një çështje e rëndësishme është ajo e Rudiger. Mbrojtësi me origjinë nga Sierra Leone por me pasaportë gjermane pas problemeve të shfaqur së fundmi, është në garën në kohën për të qenë në fushë në takimin që do të mbahet Signal Iduna Park (Dortmund). Futbollisti dëshiron të luajë, ndërsa tekniku ende nuk e ka vendosur 100 përqind për prezencën e tij apo jo. Ndeshja e fundit direkte mes Gjermanisë dhe Danimarkës është luajtur në vitin 2021, takim ky i përfunduar në shifrat e barabarta 1-1. Sfida e të hënës do të gjykohet nga anglezi Oliver.
sfidanti.al