Orë vendimtare për të ardhmen e pankinës së Napolit. Pas konfirmimit të Gasperinit tek Atalanta, presidenti i Napolit ka përshpejtuar ofensivën për Antonio Konten: palët kanë riaktivizuar kontaktet, është bërë përparim dhe ka dëshirë për të mbyllur marrëveshjen me sukses. Pëlqimi i projektit nga Conte mbetet i lartë, ashtu si edhe synimi i drejtorit sportiv, Giovanni Manna, që të jetë në gjendje të mbyllë shpejt marrëveshjen që do t’i paraqitet De Laurentiis. Hapat përpara që janë bërë gjatë këtyre orëve të fundit kanë hapur një mundësi për bashkëpunim, por do të duhet të presim edhe pak. Një ndoshta dy ditë. Para se të vendoset emri i trajnerit të ardhshëm të Napolit.
sfidanti.al