E ardhmja e Stefano Piolit mund të jetë Premier League. 58-vjeçari nga Parma i dha fund të shtunën në mbrëmje aventurës me Milanin, skuadër me të cilën fitoi titullin kampion dhe mbërriti deri në gjysmëfinalet e Champions League. Kuqezinjtë i drejtoi për 240 ndeshje, duke qenë ekipi ku ka qëndruar më shumë si trajner. Pasi i falënderoi të gjithë pas ndeshjes me Salernitanën, e fundit për të në “San Siro”, Pioli u ndal edhe tek e ardhmja. “Jam duke studiuar gjuhën angleze. Jam i etur të provoj një eksperiencë të re jashtë Italisë”, theksoi tekniku emilian. Duke qartësuar se dëshira e tij e madhe është të vijojë karrierën në ishull.
sfidanti.al