Lorenzo Insigne iu nënshtrua një rezonance manjetike nga ku rezultoi se ai ka dëmtimi shkallës së parë të bicepsit femoral. Kapiteni i Napolit që u detyrua të lërë fushën e lojës në ndeshjen me Genoan për shkak të një prob;lemi të shfaque në kofshë, priste një përgjigje të saktë mjekësote. Për 29 vjecarin parashikohet se do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 4 javë që do të thotë se ai pritet të kthehet në fushat e lojës në fund të tetorit ose fillim të nëntorit
Kjo do të thotë se Insigne do të humbasë supersfidën kundër Juventusit, po kështu edhe atë ndaj Atalantës në 17 tetor. Po kështu Insigne nuk do të mund të jetë në dispozicion as të trajnerit të Kombëtares italiane, Roberto Mancini që në 7-14 tetor do të luajë fillimisht miqësoren me Moldavinë dhe më pas sfidat e Nations League me Poloninë dhe Holandën.
Sfidanti.al