Napoli, De Laurentiis, takim me Gattuson në Capri; akord për rinovimin

Gennaro Gattuso dhe Aurelio De Laurentiis lanë takim në ishullin Capri për të projektuar së bashku sezonet e ardhshme të Napolit për të hedhur bazat e një projekti afatgjatë. Gattuso që kishte edhe një vit në kontratën e tij aktuale me Napolin do të jetë i lidhur me klubin edhe për dy sezone të tjera deri në vitin 2023.

Por në të njëjtën kohë, trajneri kërkoi  që  në kontratë të mos ketë klauzola apo penalizime të forta për të në rast se do të ketë largim të tij përpara mbylljes së kontratës, një kërkesë kjo që iu pranua. Pra marrëveshja është arritur dhe së shpejti do të bëhet edhe zyrtarizimi i rinovimit.

Por takimi mes Gattusos dhe De Laurentiis kishte dhe tema të tjera të rëndësishme diskutimi, sic ishte programimi i merkatos së transferimeve për sezonin e ardhshëm, sezon që për Napolin do të nisë në 23 gusht në qendrën stërvitore Castel di Sangro.

Sfidanti.al