Atletico, Correa e Vrsaljko me Covid, por skuadra mund të shkojë në Lisbonë

Atletico Madrid mund të udhëtojë për në Lisbonë, prania e Los Colchoneros në ‘Final Eight’ të Ligës së Kampioneve nuk është në dyshim dhe të enjten skuadra e Simeones do të jetë rregullisht në fushën e lojës për të luajtur cerekfinalen me Leipzigun. Pas pozititivitetit me Covid të 2 lojtarëve, Correa dhe Vrsaljko, paraditen e kësaj të hëne u bënë të ditur rezultatet e testeve të tjera të kryera ditën e diel; të gjithë testet me tamponë rezultuan negativë

‘Skuadra e parë dhe anëtarët t stafit teknik të Atletico Madrid iu nënshtruan testeve të reja me coronavirus, rezultati I I të cilëve ishte negative-theksohej në komunikatën e klubit madrilène-sipas protokollit sanitary, këto teste janë kryer edhe nga të afërmit e dy të prekurve edhe ata dolën negativë’

Ndërkaq Atletico Madrid bëri të ditur se të martën do të udhëtojë drejt Lisbonës, ndërkohë që Correa dhe Vrsaljko qëndruan në Spanjë për të qëndruar në karantinë.

Sfidanti.al