Nacho do të largohet nga Real Madrid

Nacho Fernandez nuk do të vazhdojë te Real Madrid sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi, i cili kaloi mbi 20 vjet në klub, tani është gati të ndahet me klubin e jetës së tij. Nacho trashëgoi shiritin e kapitenit nga Karim Benzema verën e kaluar dhe duket se dikush i ri do të duhet të marrë detyrën e kapitenit vitin e ardhshëm. Modric, Kroos dhe Karvajal janë tre emrat pretendentë për të marrë shiritin e kapitenit edhe pse kroati me shumë mundësi do të largohet në muajt e verës me destinacion Dinamon e Zagrebit ose Arabinë Saudite.

sfidanti.al