Zhoze Murinjo, kur ishte trajner i Mançester Junajtidit, kishte mosmarrëveshje me një nga lojtarët kryesorë të tij, Pol Pogba, kështu që ky i fundit u pa shpesh, duke “ngrohur” stolin e rezervave. Tani që Murinjo është larguar dhe nuk është më trajner i Junajtidit, ai zbuloi një detaj interesant lidhur me Pogban.
“Ne do të luanim me ekipin e një qyteti që nuk ndodhej më shumë se 30 km nga Mançesteri dhe Pogba me pyeti mbas ndeshjes, nëse mund të kthehej në Mançester vetë dhe jo me të gjithë ekipin me autobus. Unë i thashë se po të ishim në Londër dhe do të donte që të qëndronte atje, nuk kishte ndonjë gjë të keqe, por të rrish më shumë këtu (në Barnli) sikur nuk ka kuptim. Unë, duke qenë se isha në humor të mirë, pasi ne kishim fituar atë ditë, i thashë se ai të paktën të hipte në autobus dhe të nisej me shokët, ndërsa më vonë t’i thoshte shoferit që ta ndalonte diku autobusin dhe të ikte atje, ku donte” , tregon Murinjo, duke shtuar:
“Unë vajta në konferencën e shtypit dhe, kur u ktheva, pashë se menjëherë mbas autobusit tonë ishte parkuar një makinë Rolls Rojs me shofer”.
Sfidanti.al