Zhoze Murinjo mori urdhër nga gjyqtari për t’u larguar në tribunë, ndërsa Mançester Junajtid mori një “deklaratë” se është jashtë luftës për titullin në Angli. “Djajtë e kuq” zhgënjyen edhe një herë tjetër, duke barazuar 1-1 në “Old Traford” me Uest Hemin, e duke mbetur 11 pikë prapa Çelsit kryesues. Vështirë që ky të jetë pozicioni i një skuadre që pretendon kampionatin. Diafra Sakho kaloi londinezët përpara që në minutën e 2-të, dhe ndonëse Zllatan Ibrahimoviç barazoi që në 21′, fitorja nuk erdhi. Ky ishte barazimi i katërt në shtëpi për Man. Junajtidin, që ka 20 pikë pas një të tretës së kampionatit, në vendin e 6-të dhe shumë larg skuadrave që realisht pretendojnë për Premier Ligën.