U cilësua e rëndë humbja nga ekipi i vendit të pestë nga fundi, i cili madje ishte edhe më poshtë përpara sesa të fitonte. Roma pësoi një disfatë që mund të lerë shenjë në fushën e Venecias, me shifrat 2-3, dhe Zhoze Murinjo u detyrua të pranonte momentin e vështirë. “Një sezon që na dhemb në trup dhe në shpirt, – tha trajneri portugez, – kurrë nuk kam thënë se Roma është për vendin e katërt. Gjithsesi, ne bëmë shumë lojë, krijuam shumë raste, por shënuam vetëm dy gola. Shumë pak”. Më tej, Mou nuk mundi të mos bënte diversion duke nënkuptuar se goli i dytë i Venecias nuk ishte i rregullt, ndonëse nuk e tha drejtpërdrejt. “Nuk mund të them atë që po ndodh me të vërtetë”, – paralajmëroi ai. Pas humbjes, Roma mbeti në kuotën e 19 pikëve, duke pasur ngecje në garën për zonën Champions ku Atalanta është tani 3 pikë më lart. Po ashtu janë afruar Juventusi e Bolonja.
Sfidanti.al