Burnley mori një pikë në transfertë ndaj Chelseat, në përballjen që u mbyll 2-2. Një nga më të mirët në fushë për ekipin e drejtuar nga Kompany ishte portieri Aro Muric. “Gardiani” kosovar ishte vendimtar me pritjet e tij, duke ndihmuar skuadrën për të dalë me rezultat pozitiv nga “Stamford Bridge”. Te “SofaScore”, faqja e specializuar, ka vlerësuar me notën 10 paraqitjen e Muric. E thënë më me detaje, numërohen 11 pritje në total ndaj skuadrës së Pochettinos, 8 prej të cilave ishin nga goditjet prej brenda zonës. Aro Muric ka luajtur 2 ndeshje në Premier League këtë sezon.
sfidanti.al