Cesena ka siguruar zytarisht ngjitjen në Serinë B. Bardhezinjtë kanë mposhtur sot me rezultatin minimal 1-0 Peskarën, çka i ka mjaftuar për të siguruar matematikisht vendin e parë në grupin B të Serisë C. Një sukses që klubit Cesena i mungonte prej 6 vitesh. Një meritë të madhe në ngjitjen në Serinë B e ka edhe Kristjan Shpendi. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 20 gola në këtë sezon, duke udhëhequr aktualisht listën e golashënuesëve në kampionat. Shpendi e pati të vështirë të kontrollonte emocionet pas ndeshjes së sotme, teksa është përlotur nga ky sukses i skuadrës së tij.
sfidanti.al