Ekipi i Besnik Hasit tregon karakter për Europën

Besnik Hasi është larguar i lumtur nga transferta kundër Leuven-it. Mechelen-i ka fituar me shifrat 2-3 në sekondat e fundit të ndeshjes. Cobbaut zhbllokoi rezultatin në minutën e 5 të takimit, ndërsa në të minutën e 53-të ishte Foulon ai që dyfishoi shifrat për Mechelen-in. Vendasit reaguan në minutën e 74-t, kur Mazizi ngushtoi diferencat mes ekipeve. Opoku barazoi shifrat në minutën e 96 dhe e dërgoi Leuven-in pranë një pikeje mbrëmjen e sotme. Por Mechelen-i tregoi karakter. Dy minuta më vonë Konateja e dërgoi topin në rrjetë dhe i dha Besnik Hasit fitoren 2-3. Kujtojmë se Mechelen-i po garon për një vend në “play off” të Conference League-s.

sfidanti.al