Mos i besoni ‘Twitterit’; publikohen edhe lajme false, apo jo Ryan McLaughlin?

Mjafton një foto dhe një postim në rrjetet sociale për të ndezur fantazinë në merkatone  transferimeve. Ka ndodhur kjo me të riun , Ryan McLaughlin, pjesë e akademisë së Liverpoolit. Futbollisti përdori Twitterin për të publikuar një foto të tijën në Camp Nou duke mbajtur në dorë fanelën e Barcelonës të shoqëruar me mesazhin: ‘Kapitull i ri. Falenderoj të gjithë për mesazhet dhe telefonatat pasi nisa aventurën me një klub si Barcelona. Është një nder #viscabarça. Reagimi i 83 mijë ndjekësve të futbollistit në Twitter ishte i menjëhershem, ndërkohë që ky postim u pasqyrua ndjeshëm edhe në mediat britanike. Por e gjithë kjo histori ishte një shaka e 22 vjecarit. Në të vërtetë McLaughlin e bëri këtë foto kur ishte me pushime në Barcelonë dhe nuk kishte aspak lidhje me klubin katalanas.

sfidanti.al