Edhe Depay po përgatitet për skuadrën e të martuarve; i propozoi të dashurës Lori

Martesa apo propozime për martezë kjo pak rëndësi ka, këtë verë shumë futbollistë po i japin lamtumirën beqarisë së tyre dhe në këtë listë shtohet edhe emri i Memphis Depay. Sulmuesi i Lionit do të përgatitet të shkojë në altar pasi vetëm në ditët e fundit ai i propozoi të dashurës së tij Lori Harvey. Holandezi Depay zgjodhi plazhet kaliforniane për të bërë deklaratën romantike për Lorin e tij e cila nuk ngurroi që të kthejë përgjigje pozitive, për të cilën futbollisti vendosi të festojë me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram.

sfidanti.al