Turneu i Wimbledon, një ndër më të rëndësishmit e kësaj disipline sportive nisi me një lajm shumë të mirë që ka të bëjë me Andy Murray. Tenisti britanik në fakt do të bëhet baba për të dytën herë, lajm që e konfirmoi vetë numri 1 i botës në renditjen ATP. ‘Jemi shumë të lumtur dhe mezi presim që të lindë-tha Murray-ishte dicka që dëshironim prej kohësh’. Ajo që nuk bëri të ditur tenisti 30 vjeçar ishte data e lindjes së fëmijës, ndërkohë që tani i duhet të fokusohet te turneu i Wimbledon. Andy Murray u martua në vitin 2015 më të dashurën e tij Kim Sears. Vetëm përpara 16 muajsh ai u bë baba për herë të parë kur Kim lindi vajzën e tyre Sophia.
sfidanti.al