UEFA i ka dhënë fund polemikave në lidhje me Raimond Marciniak, arbitrin që dop të drejtojë finalen e Champions League më 10 qershor mes Mançester Sitit dhe Interit. Polaku u akuzua se kishte marrë pjesë në një manifestim të partive të ekstremit të djathtë, të njohura për idetë e tyre raciste dhe anti-semite. Marciniak u justifikua se nuk e dinte që eventi ishte i ekstremit të djathtë, duke kërkuar falje. UEFA ka pranuar këtë ndjesë dhe ka vendosur të mos e ndryshojë arbitrin e finales së Champions. “Vlerat e promovuara nga kjo lëvizje janë të kundërta me bindjet dhe principet që mbështes në jetën time”, ka thënë mes të tjerash arbitri polak në deklaratën e publikuar nga vetë qeveria europiane e futbollit.
Sfidanti.al