Modriç ka frikë nga qielli i shtatë: Nuk duhet të na kapë euforia

Mesfushori i Kroacisë, Luka Modriç, mbas fitores së bujshme 3-0 ndaj Argjentinës në fazën e grupeve të Kupës së Botës Rusi 2018, thotë se e di që në internet ka filluar euforia, por, sidoqoftë, ai i bëri thirrje ekipit të tij që të rrijë gjakftohtë.

“Fitorja mbi Argjentinën tregon për forcën e ekipit kombëtar kroat. Sidoqotë, tani, kjo mbaroi. E di që në internet ka filluar euforia, por ne duhet të qëndrojmë gjakftohtë dhe të përqëndrohemi te ndeshja e ardshshme. Ne kemi një ekip të shkëlqyer dhe ajo që ka rëndësi, është se tifozët kanë besim te neve”, vuri në dukje mesfushori i përfaqësueses së Kroacisë që mbas dy ndeshjeve ka gjashtë pikë dhe tanimë e ka siguruar kalimin në fazën e mëtejshme.

Sfidanti.al