Misteri i Ronaldinjos: Përse nuk shkova te Junajtidi, por te Barcelona

Futbollisti brazilian brazilian, Ronaldinjo, ditët më të mira të karrierës së tij i ka kaluar te Barcelona, me të cilën nënshkroi kontratë, më 2003. Dihet se, në verën e atij viti, ai kishte në tavolinë disa oferta interesante dhe më shumë kishte mundësi që të shkonte te Mançester Junajtidi. Ai kishte dëshirë që të bëhej lojtari i parë brazialian që do të luante me “djajtë e kuq”, por, në momentin e fundit, zgjodhi Barcelonën dhe, në fakt, nuk gaboi, pasi luajti atje pesë vite dhe fitoi gjithçka që mundi. Në “Old Trafford”, sot e kësaj dite, “qajnë” që nuk ngulën këmbë që të merrnin Ronaldinjon, por, atëkohë, për ta më “nteresant” iu duk Denilsoni që doli se ishte një dështim i madh.

“ Unë gati sa nuk nënshkrova kontratë më Junajtidin. Gjithçka ndodhi brenda 48 orëve, kur Zhoan Laporta më tha se ai donte që unë të shkoja atje, nëse ai do të bëhej president i Barcelonës dhe unë i thashë mirë”, tha Ronaldinjo, duke shtuar: “Unë, në fakt, po zhvilloja bisedime me Junajtidin dhe kishin mbetur vetëm disa hollësi, kur ra telefoni dhe nën anën tjetër të tij ishte Laporta. Ai sapo kishte fituar në zgjedhje dhe ishte bërë president i klubit kaalonjas, ndërkohë që unë i kisha thënë atij mirë, nëse ai do të zgjidhej. Ramë dakord brenda 20 minutave dhe unë njoftova Junajtidin se unë kisha zgjedhur Barcelonën”.

Sfidanti.al