Trajneri i njohur italian, Marçelo Lipi, ka bindjen se Kina do të dominojë futbollin botëror, ndonëse për momentin është ende larg asaj që duhet, sepse paratë nuk janë gjithçka në futboll.
Këto ngjarje të fundit të merkatos nuk më çuditin pasi e njoh pasionin që ka për futbollin edhe në nivelet më të larta. Në ato ekonomike, por edhe në ato shtetërore”, tha Lipi i cili ka drejtuar për shumë vite klubet kineze dhe ka marrë drejtimin e përfaqësueses së Kinës.
“Por paratë nuk mjaftojnë, duhet një punë e bërë në bazë me krijimin e sektorëve të të rinjve për fëmijët kinezë, me trajnerë të përgatitur nga një punë formuese e të kompletuar. Me pak fjalë, të krijohet një kulturë futbollistike në 360 gradë.