Milani merr lajme të këqija, Stefano Pioli është ende me coronavirus, pasi trajneri doli pozitiv edhe në testin me tampon molekular. Trajneri i kuqezinjve kishte rezultuar pozitiv edhe në testin e shpejtë me tampon të kryer paraditen e së premtes dhe si asimptomatik hyri menjëherë në karantinë në shtëpi. Tani doli përgjigjja e testit të dytë që ishte pozitiv.
Kështu, Pioli nuk do të jetë në pankinë mbrëmjen e së dielës në transfertën e Milanit në Sao Paulo kundër Napolit dhe skuadrën do ta drejtojë asistenti i tij Giacomo Murelli.
Murelli do të drejtojë edhe stërvitjen e skuadrës në Milanello që iu nënshtrua dezinfektimit ne prag të rinisjes së stërvitjeve, por Pioli do të ndjekë përgatitjen e futbollistëve të tij nga shtëpia. Ndërkaq skuadrës i mungojnë futbollistët që janë të impenjuar me kombëtaren italiane rikthimi i të cilëve është parashikuar të jetë mes të martës dhe të enjtes.
Sfidanti.al