Nëse sulmuesit janë lojtarët që paguhen më shumë nga klubet, kjo ndodh për faktin se janë golat e tyre ata që japin tituj dhe I ndihmojnë të arrijnë objektivat. Goli është i kushtueshëm dhe të shpërblen. Edicioni i parë për Cmimin e Lojtarit dhe Lojtares më të mirë të vitit nga World Football Summit dhe AS reflekton këtë tendencë teksa shpërblen goleadorët, Robert Lewandowski dhe Pernille Harder dy shënuesit më të mirë të futbollit të meshkujve dhe femrave për 2020, duke i shpallur si Lojtaret më të Mirë te vitit.
Robert Lewandowski ishte shënuesi më i mirë i Bundesligës me 34 gola në 30 ndeshje dhe i Ligës së Kampioneve me 15 gola në 10 ndeshje, dy kompeticione të cilat u fituan nga Bayerni i Mynihut bashkë me Kupën e Gjermanisë. Për më tepër, polaku u shpall edhe Lojtari i Vitit të UEFA dhe është pretendenti kryesor për të fituar edhe FIFA The Best. Lewandowski la pas Joshua Kimmich dhe Lionel Messin.
E njëjta situatë është edhe për Pernille harder, shënuesja më e mirë në Evropë sezonin e kaluar me Wolfsburgun me të cilin shënoi 38 gola dhe që e drejtoi deri në fitoren e Kupës, Ligës Gjermane dhe në finalen e Ligës së Kampioneve ku humbi ndaj Lyonit.
Danezja që këtë sezon kaloi te Chelsea la pas francezen Wendie Renard të Lyonit dhe spanjollen Jenni Hermoso të Barcelonës. Cmimet për më të mirët e vitit do të jepen në formë virtuale në 27 nëntor në një ceremoni gala.
Sfidanti.al