Shumaheri e kishte parashikuar: Hamiltoni mund të m’i thyejë rekordet!

Vetë Formula 1 vendosi të postonte në faqen e saj zyrtare në Tuiter, një video të 12 viteve më parë, ku shfaqet legjenda e atëhershme që bënte një parashikim. Mikael Shumaheri pyetej nëse mundej Ljuis Hamiltoni ta thyente rekordin e tij të 7 titujve botërorë. Ishte viti kur Hamiltoni sapo kishte fituar titullin e parë me Meklarenin, në moshën 22-vjeçare dhe përgjigja e Shumit ishte pohuese. “Rekordet janë për t’u thyer, – tha ish-ferraristi, – unë mendoj se është absolutisht e mundshme që Hamilton të arrijë në 7 tituj botërorë. Askush nuk e mendonte, as unë vetë, që mund të kaloheshin 5 titujt e Fangios. Dha ja që unë arrita ta bëja, duke arritur deri në 7. Do të isha shumë i qetë nëse do t’i thyenin, qoftë Ljuisi, Masa, Feteli apo ndonjë tjetër”. Padyshim që gjermani u tregua një parashikues i madh, duke menduar se pikërisht Ljuisi mund t’ia dilte, siç edhe ia doli.

Sfidanti.al