Milan në bisedime me Real Madrid për Brahim Diaz

Ndërsa pritet mbyllja me sukses e bisedimeve për  rinovimin e Zlatan Ibrahimovic, te Milani njerëzit e merkatos po vijojnë punën për përforcimin e skuadrës në cdo repart. Së fundmi po konfirmohen zërat që e lidhin klubin kuqezi me atë të Brahim Diaz të Realit të Madridit. Mesfushori me tipare sulmuese mund të aktivizohet si zëvendës i Calhanoglu, por mund të vendoset edhe në krahë të sulmit.

Një gjë është e sigurt, Los Blancos besojnë tek aid he janë gati ta lejojnë të largohet vetëm në formë huazimi me të drejtë blerjeje. Një zgjidhje kjo që do t’i garantonte futbollistit 21 vjecar më shumë vazhdimësi në fushën e lojës duke parë se konkurrenca te Reali nuk e lejoi Zidane që t’i jepte hapësirën e merituar.

Një lojtar që gjuan mirë me të dyja këmbët, Brahium Diaz kaloi te Reali i Madridit në 2019 nga Manchester City që kishte shtuar në kontratën e tij një klauzolë anti-United

Duke qëndruar te reparti i sulmit, drejtuesit e Milanit, ditën e hënë u takuan me përfaqësuesit e Rebic duke gjetur akordin për kontratën për ta nënshkruar pas  blerjes së kartonit të tij, por në këtë pikë duhet kuptuar se cilat janë kërkesat ekonomike të Eintrachtit të Frankfurtit

Nuk ka të reja në frontin Aurier dhe Bakayoko. Mbrojtësi i krahut i Tottenhamit pëlqehet nga Milani që e ka bërë tashmë një ofertë prej 17 milionë Eurosh, ndërkohë që londinezët kërkojnë 20 milionë, një blerje që gjithsesi nuk do të bëhet pa mbyllur cështjen e shitjes së Calabrias. Përsa i përket mesfushorit, ai kërkon që të kthehet te Milanit, Chelsea e ka hapur mundësinë e kalimit të tij te kuqezinjtë me huazim me të drejtë blerjeje, një tratativë kjo që zakonisht mbyllet në ditët e fundit të merkatos së transferimeve.

Sfidanti.al