Theo Hernandez mund të konsiderohet praktikisht një lojtar i AL Hilal. Klubi arab ka bindur drejtuesit e Milanit dhe anësorin francez për tu transferuar tek skuadra e Simone Inzaghit. Në këtë mënyrë tashmë pritet vetëm zyrtarizimi, që Theo Hernandez të jetë 100% futbollist i Al Hilal. Me afërsisht 30 milionë euro që klubi kuqezi pritet të arkëtojë nga shitja e Theos, pritet që shumë shpejt të finalizohen tratativat për dy mesfushorët Luka Modriç dhe Granit Xhaka, ndërsa më pas drejtuesit e “djallit” do duhet të nisin nga puna për të përmbushur dëshirat e teknikut Max Allegri për blerjen e një bomberi në majën e sulmit. Ardhja e meksikanit Gimenez nuk ka kënaqur mjaftueshëm milanezët, që pritet të hidhen në sulm për sulmuesin serb të Juventusit, Dusan Vlahoviç. Si Tare po ashtu edhe Allegri janë të bindur tek cilësit e Vlahoviç, pavarësisht sezonit të fundit që la vërtet shumë për të dëshiruar tek “Zonja e Vjetër”. Për sulmuesin serb që në Serie A me bluzën bardhezi ka realizuar më shumë se 40 gola, pritet që pengesa kryesore të jetë rroga e tij tepër e lartë, që shkon deri në 12 milionë euro në vit, një pagë e lartë nga e cila vetë Vlahoviç do duhet të pranojë të heqë dorë nëse kërkon të luajë me fanellën e Milanit.
sfidanti.al