Milan, e do Gazidis; Pocetino në vend të Gatuzos në pankinë

Lista e kandidatëve për të marrë drejtimin e Milanit në vend të Xhenaro Gatuzos shtohet me emrin e Maurisio Pocetinos. Sipas të përditshmes italiane ‘Corriere Della Sera’ ideja për të studiuar mundësinë për të sjellë në Milanello trajnerin argjentinas të Totenhemit u hodh nga Administratori i Deleguar i kuqezinjve, Ivan Gazidis.

Ky i fundit i ka vlerësuar në maksimum aftësitë e shfaqura nga Pocetino në Premier League, por në këtë pikë Gazidis i duhet të përballet me pengesën Totenhem. Klubi londinez nuk ka dëshirë të privohet nga shërbimi i Pocetinos dhe në të kaluarën ai iu ka rezistuar edhe ofensivave të Realit të Madridit.

Tashmë janë kryer sondazhet e para në këtë pikë dhe disa drejtues të Milanit shkuan në Londër ku morën pjesë në përurimin e stadiumit të ri të Totenhemit. Një lëvizje kjo që sipas medias italiane do t’u shërbejë përfaqësuesve të klubit kuqezi për të bindur trajnerin 47 vjecar sigurisht nëse siguron kualifikikin në Ligën e Kampioneve, një mision ky që i takon Gatuzos që ta përmbushë pavarësisht zërave që janë shtuar rreth tij dhe divergjencave me Leonardon.

sfidanti.al