Aventura e Sinisha Mihajlovic te Sporting Lisbone mund te perkufizohet si pushime te paguara mire. Ne fakt qendrimi i ish trajnerit te Milanit e Torinos te klubi portugez zgjati vetem 10 dite per shkak te kaosit qe ka mberthyer klubin qe kulmoi me largimin e presidentit Bruno de Karvajo.
Ishte pikerisht ky i fundit qe e solli Mihajloviç te Sporting, por ne fund bordi drejtues i Sporting Lisbone nuk e konfirmoi. Ne kete situate, Sinisha Mihajlovic ka vendosr t’i kerkoje 2 milione Euro demshperblim skuadres luzitane.
Situata e krijuar ka shqetesuar shume tifozet. Klubi ende nuk ka nje trajner, dhe deri ne shtator nuk do kete asnje president nderkohe qe futbolliste te rendesishem si Karvajo, Bruno Fernandesh dhe Xhelson Martines kane kerkuar zgjidhjen e kontrates me Sportingun e Lisbones
Sfidanti.al