Messi, një kampion edhe në financa; futbollisti më i paguar

Futbolli dhe financa tashmë janë një binom që nuk mund të bëjnë pa njëri-tjetrin. Kjo duket në cdo aspekt, në marketing, kontratat e lojtarëve, ato të sponsorizimit, trofetë etj. Rritja e të ardhurave sjell rritjen shumë aspekteve të tjera sic është edhe ajo e pagave të futbollistëve, edhe pse këtë privilegj nuk e gëzojnë të gjithë në të njëjtën masë.

Revista prestigjioze ‘France Football’ ka bërë disa llogari të bilanceve të futbollistëve dhe trajnerëve duke përpiliar edhe një klasifikim të më të paguarve duke u bazuar jo vetëm te pagat, por edhe te bonuset e të ardhurat e tjera. Për futbollistë, në krye qëndron Lionel Messi me 130 milionë Euro duke lënë pas Kristiano Ronaldon me 113 milionë, ndërkohë që në vendin e tretë është Nejmar me 91.5 milionë Euro. Pas brazilianit të Paris Sën Zhermen qëndrojnë Antuan Grizman dhe Garet Bejl.

Ndërsa te trajnerët, më i pasuri është Diego Pablo Simeone i Atletiko Madrid me 41 milionë Euro përfitime i ndjekur nga Zhoze Murinjo që tashmë nuk ka skuadër me 31 milionë Euro, ndërkohë që Henri plotëson podiumin me 25.5 milionë dhe të mendosh që francezi qëndroi vetëm 3 muaj në stolin e Monakos.
Klasifikimi vijon me trajnerin e Mancester Sitit, Pep Guardiola me 24 milionë Euro i ndjekur nga ai i Barcelonës, Ernesto Valverde me 23 milionë.

sfidanti.al