Messi kryeson një tjetër klasifikim; atë të dribluesve më të mirë në Evropë

Lionel Messi është kampion në një tjetër aspekt të lojës së futbollit; atë të driblimit. Sipas Observatorit të Futbollit CIES, kapiteni i Barcelonës është futbollisti që ka bërë më shumë driblime në 5 kompeticionet më të rëndësishme Evropiane. Ky institucion arriti në këtë përfundim pasi studioi të dhënat e futbollistëve që kanë luajtur të paktën për 1800 minuta.

Lionel Messi është në krye të këtij klasifikimi me një driblim cdo 19.2 minuta me një saktësi prej 67%. Në vendin e dytë gjendet futbollisti i Nisës Alen Sën Maksimin me një driblim cdo 19.8 minuta me një saktësi prej 60%. Podiumin në këtë aspekt e plotëson Eden Hazard me një driblim cdo 21 minuta

Klasifikimi i dribluesve më të mirë në Evropë vijon me Sliti në vendin e katërt, Usman Dembele, Sanco e Markus Turam, ndërkohë që dhjetëshen e më të mirëve në këtë aspekt e mbyll futbollisti i Atletiko Madrid, Anhel Korrea. Ajo që të bën përshtypje është mungesa e emrit të Kristiano Ronaldos mes 50 futbollistëve më driblues të Evropës.

sfidanti.al