Mesi për transferimin e Ronaldos: U befasova nga vendimi i tij

Rivaliteti mes Mesit dhe Ronaldos është ende i madh edhe sot e kësaj dite, pavarësisht se futbollisti portugez u largua nga Spanja për në Itali. Edhe pse Ronaldo tani nuk luan më në përbërje të rivalit kryesor të Barcelonës në Spanjë, Realit të Madridit, dueli mes tyre, sa u përket trofeve individualë dhe ekiporë, vazhdon.
Në emisionin “Tot Kosta” të Radio Katalonjës, Lionel Mesi, për herë të parë, komentoi transferimin e Ronaldos nga Reali te Juventusi.
“Reali i Madridit është një nga ekipet më të mirë të botës, ai ka lojtarë kualitativë dhe një përbërje të mirë, por pa Kristiano Ronaldon ai është bërë një ekip më i dobët, ndërkohë që Juventusi është ndër favoritet kryesorë që të fitojë Ligën e Kampioneve. Sidoqoftë, unë u befasova nga vendimi i tij, sepse nuk më shkonte në mendje se ai do të mund të largohej nga Madridi dhe të shpërngulej për te Juventusi”, tha Lionel Mesi.
Sfidanti.al