Kohëve të blerjeve galaktike si ato të Zidane, 2 Ronaldove, Kaka, Beckham apo edhe Hazard së fundmi duket se iu ka ardhur fundi te Reali i Madridit. Tani presidenti i Los Blancos, Florentino Perez nuk blen, por shet, madje shumë mirë. Sipas të përditshmes spanjolle AS, Reali i Madridit deri tani ka arkëtuar nga largimet e futbollistëve gjatë verës së këtij viti plot 110 milionë Euro dhe kjo tregon se merkatoja e futbollistëve bëhet edhe në këtë mënyrë edhe për ata që janë mësuar të bëjnë të kundërtën
Llogaritë në fakt janë bërë shpejt; Hakimi shkoi te Interi për 40 milionë Euro, Reguilon te Tottenhami për 30, James Rodriguez te Everton për 25 dhe Oscar Rodriguez te Sevilla për 15 milionë Euro. Këtyre shifrave u shtohet edhe kursimi me 50% I pagës shumë të lartë të Gareth Bale i dhënë me huazim te Tottenhami që është rreth 15 milionë Euro në sezon. Me fjalë të tjera me Covidin vërdallë, edhe të pasurit mendojnë për të kursyer.
Sfidanti.al