Në ‘Mestalla’ të Valencias luhet Botërori, por ai i…paellas

E keni parasysh Mestalla, tempullin e futbollit të Valencias, më antiku në Spanjë? Në këtë impiant ka shumë kujtime, kanë luajtur shumë emra të rëndësishëm të futbollit ndërkombëtar. Por tani Mestalla shndërrohet në një parajsë gastronomike pasi aty luhet një botëror, ai i paellas. Është një turne ku marrin pjesë 8 shefa kuzhine, 4 meshkuj e 4 femra që vijnë nga Italia, Franca, Rumania, Australia, Japonia, Kina, SHBA dhe Spanja dhe fiton ai që gatuan paellan më të mirë në botë.

Bëhet fjalë për një turne të mirfilltë që organizohet si një botëror sportive, por për pjatën tipike të kuzhinës spanjolle, e bërë e famshme në të gjithë botën,  e pëbërë nga orizi, mishi i pulës, ai i lepurit, karcofët, fasulet, domatet, por edhe speca  e thjerrëza, sipas dëshirës.

Italia është e përfaqësuar nga Mateus Coelho, një brazilian I martuar me një vajzë italiane. Ai do të ‘përballet’ në cerekfinale me kolegen nga Rumania, Anne Marie. Edhe Spanja, vendi organizator i këtij botërori të vecantë përfaqësohet nga një shefe kuzhine; Chabe Soler.Epo, ju bëftë mirë!

Sfidanti.al