Rusia e pasur dhe Zenit përfshihen në listëbn e pretendentëve të Zlatan Ibrahimovic. Në fakt kontakti i parë mes klubit dhe Ibrakadabrës ishte në një moment shumë kurioz. Klubi i Shën Petersburgut u bë protagonist i një gafe në rrjetet sociale që tërhoqi vëmendjen e të gjithë specialistëve të merkatos së transferimeve; fillimisht Zenit u bë ndjekës i Ibrahimovic në Instagram, më pas publikoi një fotomontazh ku suedezi shdfaqej me fanelën e skuadrës, foto të cilën e hoqi pas pak minutash. Nuk është hera e parë që klubet bëjnë të tilla tentativa argëtuese për të bindur suedezin. Më parë Hertha e Berlinit, gjithnjë nëpërmjet rrjeteve sociale i dërgoi një mesazh ironik Ibrës ku i kërkonte të vinte dhe të fitonte Bundesligën, tani i takoi Zenit që të bëntë një ‘ftesë’ të tillë.
sfidanti.al