Meksika ne alarm…nga gripi

Trajneri i perfaqesueses meksikane Osorio eshte ne telashe te medha ne prag te ndeshjes me Brazilin. Futbollistet e tij i ka mberthyer epidemia e gripit qe e ben shume te veshtire punen e tij.

‘Sa sherohet njeri, semuret tjetri-ishte komenti i trajnerit te Meksikes.

Gjithçka nisi ne Rostov ku Meksika zhvilloi ndeshjen me Korene e Jugut ku futbollistet moren te ftohuren per shkak te ndryshimit te madh te temperatures. Ndersa ne ambientet e jashtme ishte shume nxehte, ne hotel per shkak edhe te kondicionereve ajri ishte shume i ftohte. Qe nga ajo dite filloi epidemia e gripit te Meksika qe po rezulton me e frikshme se vete Brazili.

Sfidanti.al