Me sportin si ecën  presidentit Tramp! “Armiqtë” e tij..  kampionet..

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, përgëzoi ekipin amerikan të  femrave të futbollit që u shpall kampion bote në Kupën e Botës që sapo përfundoi në Francë dhe e ftoi atë në Shtëpinë e Bardhë vetëm pak kohë mbas konfliktit verbal me futbollisten më të mirë të kësaj Kupe, Megan Rapino.

“Unë i përgëzoj vajzat për titullin e kampionit të botës. Ato luajtën një futboll të shkëlqyer dhe eksitues. Amerika është krenare me juve”, shkroi në Twitter presidenti Tramp.

Kapitenia e përfaqësueses amerikane, Megan Rapino, para fillimit të Botërorit, paralajmëroi se, nëse ekipi amerikan do të dilte kampion bote, ajo nuk do të shkonte në Shtëpinë e Bardhë përsa kohë që atje do të jetë Donald Trampi, pasi qëndrimet e tij dhe të administratës që ai kryeson, janë të dëmshme për numrin më të madh të grupeve sociale, përfshi komunitetin LGBT.

“Megani, fillimisht, duhet të dalë kampion bote dhe pastaj të thotë, nëse do të shkojë ose jo në Shtëpinë e Bardhë”, vuri në dukje atëkohe me ironi presidenti Tramp.

Futbollistet amerikane jo vetëm që e fituan për herë të katërt titullin e kampionit të botës, por Rapino fitoi edhe “Topin e artë” si futbollistja më e mirë e Botërorit dhe “Këpucën e artë” si golashënuesja më e mirë e tij.

Sfidanti.al